Agjencia Zhurnal.mk

Këshilltari i kryeministrit e quan demode mocionin e opozitës

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinajt, Besnik Tahiri, e ka quajtur bajate iniciativën e opozitës për rrëzimin e Qeverisë. Madje, Tahirit kjo ide i duket demode

“Është bërë një punë demode, bajate kjo iniciativa e rrëzimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Tahiri në emisionin Frontal në T7.

I pyetur për PSD’në, këshilltari i Kryeministrit ka theksuar se ata nuk e kanë mbështetjen e partisë së Shpend Ahmetit.

Sipas tij, Qeveria rrëzohet vetëm atëherë kur prishen relacionet brenda koalicionit qeverisës.

“Është gabim perceptimi ngase nuk e kemi mbështetjen e PSD-së. Ata kanë vendosur disa kushtëzime për Qeverinë dhe duhet të mburren për kursin politik. Nuk e di nëse PSD do t’i jap votat për rrëzimin e Qeverisë”, tha Tahiri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...