Agjencia Zhurnal.mk

Këshilltari i OBSH-së për Evropë shpreh shqetësime për gjendjen shëndetësore në RMV

Shkup, 25 qershor, zhurnal.mk – Fabiano Skano, këshilltar i drejtorit rajonal të Organizatës Botërore Shëndetësor për Evropë theksoi se ajo që po shikojë në Maqedoninë e Veriut është shqetësuese.

“Atë çka po shikojmë në Maqedoni është shqetësuese. Mësimi që duhet të nxjerrim është se derisa nuk zbulohet vaksina kundër COVID-19 duhet t’u përmbahemi masave. Virusi nuk do të largohet lehtë, ai merr jetë”, tha këshilltari i OBSH-së, Skano në konferencën e përbashkët për shtyp me Venko Filipçen.

Ai tha se përgjigjja e shtetit ishte e fortë dhe në kohë. Më bën përshtypje mjekët, stafi mjekësor. Në veçanti, masat mbrojtëse filluan para se të shfaqej rasti i parë me COVID-19 në Maqedoni.

“Rekomandojmë Qeverinë që të testojnë, të ndiqet dhe të izolohet. Të gjithë ato që janë të sëmurë duhet të vetizolohen. Çdo individ ka për obligim të ndihmojë që të gjenden të gjithë rastet pozitive”, tha Skano.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...