Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner viziton Lindjen e Mesme

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner do të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe Katar këtë javë, mes tensioneve në rritje në rajon pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit pranë Teheranit nga sulmues të panjohur.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më 29 nëntor se Kushner do të takohet veçmas me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman në qytetin saudit Neom dhe me emirin e Katarit.

Deklarata tha se Kushner – i cili është gjithashtu është dhëndri i presidentit, Donald Trump – do të shoqërohet nga të dërguarit e Lindjes së Mesme, Avi Berkowitz dhe Brian Hook. Adam Boehler, shefi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA, do të jetë gjithashtu pjesë e delegacionit.

Kushner dhe ekipi i tij kanë ndihmuar në negocimin e marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit dhe Bahrejnit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sudanit gjatë këtij viti. Zyrtarët e administratës amerikane thanë se ekipi po përpiqet të arrijë më shumë marrëveshje të tilla para se mandati i Trumpit të përfundojë më 20 janar. Arabia Saudite e banuar me myslimanë sunitë, është një rivale e ashpër e Iranit të udhëhequr nga shiit-ët. Të dyja vendet luftojnë për ndikim në Lindjen e Mesme.

Shkencëtari bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, u vra në një pritë pranë Teheranit më 27 nëntor, në një sulm që kërcënon të përshkallëzojë tensionet midis Iranit dhe në anën tjetër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, më 28 nëntor akuzoi Izraelin se po vepron si një “mercenar” i Shteteve të Bashkuara. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, të cilin shumë e konsideruan si një përpjekje për të ngadalësuar përparimin e Iranit drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Postime të ngjashme

COVAX dhe NOVAVAX arrijnë marrëveshje për 350 milion vaksina Anti-Kovid

N E

Konstantin Kosachev diplomati rus që inicoi Gjykatën Speciale, në listën e sanksioneve të SHBA-së

N E

Të paktën 25 persona janë vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Brazil

N E

Antony Blinken: SHBA do të pergjigjet ashpër nëse Rusia sillet në mënyrë të papërgjegjshme

N E

Në Gjermani me AstraZeneka do të vaksinohen edhe personat nga 12 deri në 15 vjeç

N E

India me rekord botëror për numrin e të infektuarve me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...