Agjencia Zhurnal.mk

Këshilltari i Trump përgëzon Kosovën për listën terroriste

John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, ka përgëzuar Kosovën për radhitjen e disa organizatave në listën terroriste.

Në veçanti Bolton ka përshëndetur vendimin për futjen në këtë listë të organizatës iraniane Hezbollah.

Përmes një shkrimi në Twitter ai ka thënë se kjo organizatë mbetet një kërcënim për gjithë botën.

“SHBA-të përgëzojnë Kosovën për përcaktimin e Hizballah-ut si organizatë terroriste. Kjo organizatë terroriste iraniane vazhdon të kërcënojë stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën. Bota po njeh sponsorizimin terrorist të Iranit dhe emërtimin e përfituesit kryesor të tij: Hizballah-ut” ka shkruar Bolton në Twitter.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...