Agjencia Zhurnal.mk

Kështu bëhet kafja më e shëndetshme: Jo vetëm që është e mirë për organizëm, por mund t’jua zgjasë jetën

Ky është lajm i keq për adhuruesit e kafes, e cila përgatitet në xhezve

Në hulumtimin i cili është publikuar në revistën European Journal of Preventive Cardiology, thuhet që kafja e pafiltruar përmban substanca të cilat rrisin kolesterinën në gjak, transmeton Telegrafi.

Filtrat eliminojnë substancat nga kafja të cilat rrisin nivelin e kolesterinës, ndërsa vetvetiu e zvogëlojnë rrezikun nga sulmet në zemër dhe sëmundjen e hershme – thotë Prof. Dag Thelle, autor në Degën e Shëndetit Publik të Universitetit të Gothenburgut, Suedi.

– Studimi ynë ofron fakte bindëse mbi lidhjen midis metodës së përgatitjes së kafes, sulmit në zemër dhe jetës së gjatë – thotë Thelle.

Ky është lajm i keq për adhuruesit e kafes, por edhe për adhuruesit e kafes së fortë turke, e cila përgatitet në xhezve.

Zierja e kafes apo përdorimi i presës për kafe në të vërtetë mund të rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

– Kafja e pafiltruar, siç është kafja greke dhe ajo turke, e cila zihet, apo kafja e cila bëhet në presën franceze, përmban sasi të mëdha kafestoli dhe kaveoli, thartira organike të cilat gjenden në shtresën dhe në sipërfaqen e kafes – ka thënë nutricionistja Lisa Drayer për CNN-në.

Studimet kanë treguar që këto materie mund të shtojnë nivelin e triglicerideve dhe kolesterinës LDL.

– Prandaj konsumoni kafen e filtruar, sepse filtrat nëpër të cilët kalon kafja mbajnë substancat e dëmshme, përfundon Lisa.

Cilën kafe ju më së shumti dëshironi ta pini dhe si e përgatitni në shtëpinë tuaj?

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...