Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Kështu mund t’i ktheni postimet që i keni fshirë në Instagram

Instagram është duke e lëshuar një veçori të re sot, e cila i lejon përdoruesit që t’i kthejnë postimet e fshira më parë si fotot, videot, storjet dhe më shumë.

Veçoria e re e Instagramit është e njohur për përdoruesit e Apple sepse është e ngjashme me albumin e aplikacionit Photos në iOS, ku mbahen fotot e fshira edhe për 30 ditë të tjera, përpara se të fshihen përgjithmonë nga celulari.

Kjo veçori do të jetë shumë e dobishme, pasi që shumë përdorues janë ankuar se kanë fshirë aksidentalisht një foto, video apo storje dhe nuk kanë mundur ta kthejnë përsëri. Lajmin për veçorinë e re e bëri të ditur The Verge sot.

Si t’i ktheni pra postimet e fshira në Instagram?

Në Instagram, prekeni kutinë e profilit në pjesën e poshtme të qoshit të djathtë

Prekeni ikonën me tri vija në pjesën e lartë, qoshi i djathtë

Zgjedhni Settings

Prekeni Recently Deleted (nëse nuk ju shfaqet, do t’ju shfaqet së shpejti)

Zgjedhni një postim/video/storje dhe prekni Restore

Postime të ngjashme

Google së shpejti do të çaktivizohet në pajisjet më të vjetra të Androidit

D V

Ariana Grande po vjen me një seri koncertesh në Fortnite

D V

“Rrjedhin” fotografitë e orës së re të Samsungut – Galaxy Watch 4 Classic

D V

Së shpejti në treg Samsung Galaxy i ri – bëhet fjalë për AO3

D V

Xiaomi me version të ri të telefonit 9C Redmi, nga 32 dhe 64 GB sa i kishte më parë – tani do të jetë i disponueshëm me 128

D V

Nëse jeni në këtë grup, Google ka një porosi – ose telefoni juaj do të jetë i padobishëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...