Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Këtë javë nisë regjistrimi, operacioni statistikor me shumë politikë dhe shantazhe

Shkup, 29 mas – Zhurnal – Këtë javë, më saktësisht të enjten, fillon regjistrimi i popullsisë, një operacion statistikor që në shikim të parë do të duhet të ishte një procedurë rutinore për numërimin e shtetasve dhe të amvisërive, megjithatë si askund tjetër, është shndërruar në një operacion me karakter politik dhe etnik.

Maqedonia e Veriut për shifra zyrtare akoma i përdorë të dhënat nga regjistrimi i fundit i zbatuar në vitin 2002, pasi pikërisht nga shkaku i politizimit dhe partizimit të skajshëm, dështoi procesi i vitit 2011, ku anëtarët e komisionit shtetëror për regjistrimin e popullsisë dhanë dorëheqje kolektive.
Kujtojmë se kësaj i parapriu e dhëna se në tetë ditët e paraishin regjistruar vetëm një e katërta e popullsisë.

Të mësuar nga përvoja e hidhur me dështimin e procesit të regjistrimit në vitin 2011, Kuvendi në janar të këtij viti, me 62 vota “pro” dhe asnjë “kundër” miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, ku votat e opozitës shqiptare ishin vendimtare, me çka me gjasë pas 19 viteve, Maqedonia e Veriut do të bëjë një regjistrim të popullsisë.

Madje në një deklaratë të bërë, kryeministri Zoran Zaev deklaroi pati deklaruar se “është turp që vendi nuk e ka realizuar procesin e regjistrimit të popullsisë tashmë për 20 vjet”, sepse nga kjo varet krijimi i politikave ekonomike.

Ndërsa te shqipatrët mbizotëron një atmosferë pozitive për regjistrimin dhe një konsenzus mes partive politike se regjistrimi i popullsisë duhet të mbahet, për çka flet dhe entuziazmi i diasporës e cila tashmë është regjistruar në mbi 150 mijë, e njëjta nuk mund të thuhet për kampin etnik maqedonas, ku qytetarët mbeten të ndarë në dy tabore, secili duke ndjekur argumentin dhe rekomandimin që e bëjnë liderët politik të tyre.

Shqiptarët janë unik rreth regjistrimit, ndoshta ka të bëjë me faktin se shifrat përcaktojnë edhe të drejtat kolektive, pasi gjuha shqipe është zyrtare vetëm nëse shqiptarët janë mbi 20 për qind, ndërkohë që edhe përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë në administratën e shtetit, është konform përqindjes së shqiptarëve.

Inkurajimi shqiptarëve nuk u ka munguar, madje përveç apeleve nga brenda, thirrjet për regjistrim bënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por edhe ai shqiptar, Edi Rama.

Ky unitet i shqiptarëve, nuk mund të thuhet se është i njëjtë edhe te maqedonasit etnikë.

Ndërsa Lidhja Social Demokrate Maqedonisë, dhe kreu i saj Zoran Zaev në vazhdimësi u bëjnë thirrje qytetarëve të regjistrohen, opozitarja VMRO-DMPNE dhe kreu i saj Mickoski, me deklaratat e tyre ngjallin skepticizmin për një proces të manipuluar, dhe parasegjithash të rezikshëm për shëndetin e qytetarit, me pretekstin se regjistrimi nuk është dashur të mbahet në kohë pandemie.

“Le të vazhdojnë ta shtyjnë me dhunë procesin për regjistrimin, them se opozita nuk do të jetë konstruktive dhe hyjmë në krizë politike, e të shohim se kush do të fitojë. VMRO-DPMNE nuk do t’I njohë rezultatet, nëse vendosin ta shtyjnë dhunshëm procesin, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski”.

Madje Mickoski më herët u dërgoi letër ambasadorëve të akredituar në vend nga të cilët kërkoi shtyerje të regjistrimit për në shtator, me pretekstin e situatës së vështirë epidemiologjike dhe nga mungesa e vaksinave që paraqesin rrezik serioz për shëndetin publik.

Kërkesa e tij me gjasë hasi në vesh të shurdhër, të cilën e konfirmon edhe biseda telefonike të cilën ai e realizoi të premten me zv/ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Methew Pallmer, në të cilën diplomati amerikan i ka kërkuar Mickoskit të sigurojë një proces të suksesshëm të regjistrimit të popullsisë, që me fjalë tjera, i ka kërkuar të mos bëhet pengesë për mbarëvajtjen e këtij operacioni të rëndësishëm statistikor.

Pavarësisht kësaj, duket se kjo qasje e opozitës ka ndikuar dukshëm të qytetarët e përkatësisë etnike maqedonase në diasporë të mos regjistrohen, pasi shifrat e të regjistruarve në Kanada dhe në Australi ku dominon diaspora etnike maqedonase janë simbolike.

Kjo nga aktivizuar alarmin, për çka zyrtarë në vend, përfshirë edhe kreun e KSHZ-së, folën për një bojkot të heshtur që po i bëhet procesit.

Në mënyrë që regjistrimi të jetë i suksesshëm, qeveria u dërgoi mesazhe të gjithëve që të bashkohen dhe të përfshihen në proces, me garancion se do të zhvillohet në mënyrë të sigurt, ndërsa kjo me gjasë do të jetë edhe kryefjala e takimit të sotëm mes kreut të LSDM-së, Zaev dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...