Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Këtë vikend fillon llogaritja dimërore e kohës

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut dhe pjesa tjetër e Evropës, me përjashtim të Rusisë, Bjellorusisë dhe Islandës kalojnë në llogaritjen dimërore të kohës natën midis së shtunës (24 Tetor) dhe së dielës (25 Tetor). Në orën tre të mëngjesit akrepat kthehen një orë mbrapa, përkatësisht koha në tre do të llogaritet si ora dy.

Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit vijues, kur fillon përsëri llogaritje verore e kohës.

Parlamenti Evropian më 4 mars të vitit të kaluar votoi për heqjen e ndërrimit sezonal të kohës nga viti 2021. Por Këshilli i BE-së nuk ka marrë akoma vendim përfundimtar, kështu që nuk është plotësisht e sigurt se ky do të jetë ndërrimi i fundit i orëve në BE.

Ndryshimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, zbatohet në shumicën e vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore si dhe në shumë vende të tjera të botës.

Koha nuk ndryshohet në Japoni, Korenë e Veriut dhe as në vendet e kontinentit afrikan.

Postime të ngjashme

Zyberi: Ideja për Kryeministër shqiptar nuk është shuar

D J

Dhuna në familje rrallë përfundon në gjykatë

D J

Carovska: Shkollat profesionale me profile të hapura sipas nevojave të tregut të punës

D J

Deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave

D J

Trajanov: Të gjithë të cilët do të përfshihen në regjistrim të vaksinohen

D J

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

B M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...