Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Këtë vit SpaceX do të dërgojë ekipin e parë civil në hapësirë

Këtë vit kompania SpaceX do të dërgojë katër civilë në hapësirë. Ky do të jetë “misioni i parë komercial në hapësirë”.

Anija kozmike e kompanisë do të komandohet nga Jared Isaacman, themeluesi dhe shef ekzekutiv i kompanisë private të përpunimit të pagesave Shift4 Payments, tha SpaceX në një njoftim për media, më 2 shkurt.

Biznesmeni miliarder amerikan do të dhurojë tre vende në kapsulën SpaceX Dragon për qytetarë të tjerë. Siç thuhet ata “do të zgjidhen për të përfaqësuar shtyllat e misionit të lidershipit, shpresës, bujarisë dhe prosperitetit”.

Biznesmeni, Isaacman tha se ai ka për qëllim të përdorë udhëtimin privat për të mbledhur 200 milionë dollarë për St. Jude Children’s Research Hospital. Ky institucion shëndetësor trajton kancerin dhe sëmundjet pediatrike.

Space X njoftoi se ekuipazhi do të niset në orbitën e Tokës diku në tremujorin e katërt të këtij viti nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida.

Para se të realizohet misioni, SpaceX do të ofrojë për udhëtarët trajnim astronaut si dhe të gatishmërisë emergjente, shkruan Rel.

Kur misioni përfundon udhëtimin në hapësirë, anija hapësinore do të hyjë përsëri në atmosferën e Tokës, duke bërë një ulje në brigjet e Floridas, tha kompania.

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...