Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Shqipëri

Këto janë marrëveshjet që do të nënshkruhen ndërmjet Kosovë dhe Shqipërisë

Në kuadër të mbledhjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të nënshkruhet edhe disa marrëveshje në fushën e kulturës.

Miratimin e Qeverisë kanë marrë kalendari i përbashkët vjetor ndërmjet ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Gjithashtu pritet që të nënshkruhet një marrëveshje në fushën e filmit dhe një memorandum bashkëpunimi.

Qeveria ka miratuar draftin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës dhe ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë për platformën e përbashkët digjitale të arsimit para universitar.

Në mbledhjen e ekzekutivit kosovar është miratuar edhe drafti i memorandumit të bashkëpunimit për krijimin e korridorit digjital 5G dhe lehtësimit të lëvizjes në të ardhmen ndërmjet ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të Kosovës dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të arrihet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë në përballje me Covid-19, raporton EO.

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...