Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Këto janë masat e reja në Gjermani për festat e fundvitit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar masat e reja për parandalimin e pandemisë në shtetin gjerman, shkruan IndeksOnline.

Sipas një njoftimi mbyllja e pjesshme, në të cilën ndodhet Gjermania qysh prej më shumë se dy javësh, do të vazhdojë të paktën deri më 20 dhjetor.

Hotelet, restorantet dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa për festat e Krishtlindjes lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje, megjithëse këtu nuk numërohen fëmijët që janë nën 14 vjeç.

Hedhja e fishekzjarrëve të lejohet vetëm në vende të vogla. Shitja, blerja dhe lëshimi i fishekzjarrëve nuk do të ndalohen plotësisht. Por njerëzit këshillohen të mos i përdorin ato, në rrugë kryesore dhe frekuentura, sheshe etj.

Njoftimi:

Në vijim mund të lexoni një Përmbledhje të Vendimeve të Qeverisë së Gjermanisë nën drejtimin e Kancelares Dr. Angela Merkel dhe Kryeministrave të 16 Landeve për masat e reja për parandalimin e Pandemisë:

Vazhdimi i masave të muajit Nëntor edhe në Dhjetor

Mbyllja e pjesshme, në të cilën ndodhet Gjermania qysh prej më shumë se dy javësh, do të vazhdojë të paktën deri më 20 dhjetor. Hotelet, restorantet dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke shmangur udhëtimet dhe kontaktet e panevojshme.

Mbajtja e maskave dhe kufizimet në takime

Takimet private do të kufizohen në pesë veta gjithsej nga vetëm dy familje. Fëmijët nën 14 vjeç nuk llogariten. Maskat mbesin të detyrueshme në ndërtesa publike, dyqane dhe mjetet e transporti publikut. Maska të jetë e detyrueshme edhe jashtë, në zonat me shumë njerëz, çka në disa lande praktikohet qysh tani.

Festa e Krishtlindjeve

Për datat nga 23 dhjetori deri më 1 janar vlejnë masa të tjera për shkak të Krishtlindjeve, të cilat në Gjermani janë festat ku mblidhen familjet. Prandaj edhe lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje, megjithëse këtu nuk numërohen fëmijët që janë nën 14 vjeç. Që tubime të tilla të mos kthehen në vatra infektimi, njerëzve u bëhet thirrje që të vetëkarantinohen për disa ditë para dhe pas festave. Kishat të zhvillojnë ceremoni të vogla festive – duke synuar të shmangin shërbimet tipike, më të mëdha

Festat e Vitit të Ri

Hedhja e fishekzjarrëve të lejohet vetëm në vende të vogla. Shitja, blerja dhe lëshimi i fishekzjarrëve nuk do të ndalohen plotësisht. Por njerëzit këshillohen të mos i përdorin ato, në rrugë kryesore dhe frekuentura, sheshe etj. për të mos rritur kështu rrezikun e lëndimeve dhe ngarkimin e urgjencës së spitaleve.

Pushimet për nxënësit fillojnë më 16 Dhjetor

Maskat të vendosen në klasa (aktualisht ato vendosen vetëm nëpër shkollë, jo në banka) nga klasa e 7-të e sipër në zona me më shumë se 50 raste për 100,000 banorë. Sidoqoftë, shkollat që nuk kanë asnjë infeksion mund të përjashtohen. Vendimi për vijimin e mësimit në shtëpi do t’i lihet në dorë çdo landi më vete. Por sipas informacioneve nga Berlini, thuhet se është rënë dakord që pushimet e festave të fillojnë qysh më 16 dhjetor.

Ndihmat ekonomike

Landet kanë rënë dakord që programet ekzistuese në mbështetje të bizneseve, sipërmarrësve të pavarur dhe klubeve të zgjerohen dhe të zgjaten. Landet do të inkurajojnë qeverinë federale që të shikojë mundësinë e zgjatjes së ndihmave për bizneset që janë në vështirësi, si për shembull kultura, udhëtimi dhe dëfrimi – deri nga mesi i vitit 2021.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...