Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Këto janë modelet më të reja sportive të Mercedes

Mercedesi sjell modelet sportive E63 AMG S dhe E53 AMG Cabriolet.

Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes-Benz, i ka publikuar pamjet e modeleve të reja sportive E63 AMG S, E63 S Estate dhe E53 AMG Cabriolet.

Modelet E63 AMG S dhe E63 AMG S Estate do të jenë të pajisura me motorin me 4.0 litra e tetë cilindra, i cili prodhon 612 kuaj-fuqi, shkruan Carwow, transmeton Gazeta Express.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë modeli E63 AMG S e arrin për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa modeli E63 AMG S Estate për 3.5 sekonda. Çmimi i kësaj veture fillon nga 108,550 dollarë.

Si pako standarde në të gjitha modelet E63 do të jetë sistemi i tërheqjes me katër rrota, i njohur si 4MATIC+.

Modeli E53 AMG Cabriolet ka motor me vëllim prej 3.0 litrash me gjashtë cilindra, që prodhon 435 kuaj-fuqi.

Çmimi i kësaj veture fillon nga 81,650 dollarë.

Postime të ngjashme

Startech akordoi Land Rover Defender

Dafina Vidishiqi

Huawei: Ndërtojmë sistemin e parë plotësisht të automatizuar për makinat

Dafina Vidishiqi

Prior Design transformoi pamjen e Golf GTI

S.B.

S8 është shumë më i shpejtë sesa pretendojnë në Audi

S.B.

Bugatti zbulon se sa orë pune janë shpenzuar, për prodhimin e modelit më të shkathtë dhe të shtrenjtë në histori të kompanisë

S.B.

I ka 1.914 kuaj fuqi dhe lëviz me shpejtësinë maksimale prej 412 kilometra në orë, Rimac prezanton veturën sportive C Two

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...