Këto janë pikët që gjyqtarët i dhanë për meçin Krasniqi – Boesel

Robin Krasniqi nuk ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në IBO.

 

Boksieri nga Kosova u përballë me Dominic Boesel për ta mbrojtur titullin e kampionit, por në fund e ka humbur atë.

Pas 12 raundeve që zgjati meçi, në fund ishin gjyqtarët ata që i dhanë fitoren boksierit gjerman.

Nga pikët e tre gjyqtarëve, dy i dhanë përparësi Boesel, derisa një tjetër Krasniqit.

Karoline Putz votoi 115:114 në të mirë të Boesel, derisa Marco Marales 116:112 në të mirë të gjermanit.

Vetëm gjyqtari Frank Michael Maas i dha përparësi Krasniqit duke votuar 115:114 në të mirë të djaloshit nga Juniku. /Telegrafi/

Më poshtë keni vendimin e gjyqtarëve për këtë meç:

Karoline Pütz (115: 114) për Boesel

Marco Morales (116: 112) për Boesel

Frank Michael Maas (115: 114) për Krasniqin.

Related posts

Fury pozitiv me COVID, shtyhet përballja e tretë me Wilderin

Z H

Arsenal ia cakton çmimin Xhakës

Z H

Tuchel i kundërpërgjigjet Contes për Lukakun

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More