Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Këto janë shtetet që janë të hapur pa kufizime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 8 tetor, zhurnal.mk – Vetëm në shtatë shtete, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa kufizime dhe ndalesa.

Në këtë listë janë Shqipëria dhe Turqia, vende të cilat edhe gjatë verës kanë qenë të hapura për qytetarët e Maqedonisë, ndërsa nga e hëna pa test do të mund të udhëtohet edhe në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Ndërsa pa test, por me sigurim shëndetësor qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mund të udhëtojnë edhe në Brazil.

Të gjitha shtetet tjera kanë rregulla të veçanta gjatë hyrjes, të cilat vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë. Ndërsa ka shtete, të cilat janë plotësisht të ndaluar për qytetarët e Maqedonisë, si masë për parandalimin e coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me test negativ PCR, qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë në Bullgari, Jordani, Pakistan, Zambi dhe Egjipt.

Ndërsa hyrje pa test, por me masën e karantinimit, është e lejuar në Ukrainë.

Me test negativ PCR dhe 10 ditë karantinë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë në Austri.

Kurse Gjermania mbetet e mbyllur për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Përjashtim kanë shtetasit gjerman të cilët udhëtojnë nga Maqedonia, shtetasit me leje qëndrim ose leje pune në Gjermani, si dhe ka kushte tjera të veçanta të cilat detajisht janë sqaruar në faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme të Maqedonisë së veriut.

Për SHBA-të, Maqedonia e Veriut nuk është në listën e vendeve me rrezik të lartë dhe qytetarët mund të hyjnë në Amerikë nëse kanë vizë të vlefshme amerikane dhe qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

Postime të ngjashme

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...