Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Këto janë ushqimet kryesore që luftojnë plakjen

Ushqimi i duhur për trupinm tonë bën shumë më shumë se thjesht mbajtja e linjës së dëshiruar dhe sigurimi i ndjenjës së ngopjes.

Ushqimi është burimi kryesor i shëndetit në përgjithësi, përfshirë edhe jetëgjatësinë, transmeton portal arbresh.info

Portal arbresh.info sjell listën e ushqimeve që luftojnë plakjen.

Patatja e ëmbël

Një studim nga Journal “Evolution and Human Behavior” thotë se një dietë e pasur me fruta dhe perime rikthen një shkëlqim të shëndetshëm rinor në lëkurë. Këtu përfshihet ehe pataja e embël e cila jep një çehre më të mire te ata që e konsumojnë më shpesh. Patatet e ëmbëla përmbajnë karotinë, e cila shëndrrohet në vitaminë A në trup.

Djathi çedër

Një studim i botuar në revistën “General Dentistry” tregoi se konsumimi i këtij djathi, sjell vlerën e PH në gojë në një nivel ideal, sidomos nëse nuk keni pastruar dhëmbët për 48 orë. Përveç kësaj, përbërjet nga djathi që ngjiten në smaltin e dhëmbëve gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen kundër acidit.

Uji me limon

Ushqimi i kripur, alkooli, stërvitja, nxehtësia ose marrja thjesht e pamjaftueshme e lëngjeve në trup mund të krijojnë inflamacion në trup, duke rezultuar në fryrje dhe çehre të errët dhe rrathë të errët. Pija ideale për të qëndruar të hidratuar është uji i ftohtë me një fetë limoni.

Mishi i viçit

Dieta e pasur me proteina, hekur dhe zink raportohet se është rruga e vetmë për shëndet të mirë dhe sidomos për forcimin e thonjëve. Këto tre lëndë ushqyese mund të merren shumë lehtë nëse konsumoni një copë mishit ë kuq pa dhjamë, thuhet në studimin e publikuar në revistën “European Academy of Dermatology and Venereology”, transmeton portal arbresh.info

Domatja

Një studim zbuloi se shanset për melanoma të lëkurës janë më të ulëta tek njerëzit që hanë të ashtuquajturën “dietë mesdhetare”.  Ushqimet e pasura me antioksidantë janë plot me fruta dhe perime me ngjyra të ndezura dhe ato mund të ndihmojnë në luftimin e efektit oksidues të rrezeve UV. Konsumi i vetë domateve në këtë mënyrë siguron deri në 33 përqind të shansit për t’u mbrojtur nga melanoma.

Postime të ngjashme

Pas fotos së ëmbël të ditëlindjes së George fshihet pikëllimi i Kate Middleton

D V

Shikoni mirë dhe zbuloni nëse keni një çrregullim të rrezikshëm!

D V

Fotot e dasmës; Mbesa e Dianës martohet me milionerin 62-vjeçar

D V

Zbulohen për herë të parë sekretet e bërthamës së Marsit

D V

E pazakontë, babai i Meghan Markle do të hedhë në gjyq të bijën dhe princ Harryn për këtë arsye

D V

Ajo vendosi kamera në dhomë për të parë macet, por filmoi pronarin: Ai hyri në dhomën e gjumit dhe nuhati veshjet e saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...