Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Këto katër gjëra nga kuzhina janë zëvendësim i shkëlqyeshëm, nëse nuk keni detergjent rrobash

Shishja bosh e detergjentit, ndërsa ju keni një mijë kilogramë rrobash të cilat patjetër duhet t’i lani bash sot.

Fatmirësisht, nuk do të detyroheni të shkoni vrap në dyqan, sepse ekzistojnë zëvendësues shumë të mirë, transmeton Telegrafi.

1. Uthulla

Thartira që përmban uthulla parandalon zhvillimin e baktereve dhe mykut dhe pikërisht pse ky produkt është ideal për larjen e rrobave. Ajo me sukses do t’i eliminojë njollat nga rrobat.

Uthulla në kutinë për shpëlarje në rrobalarës, do t’i shkatërrojë të gjitha aromat e këqija dhe do t’i bëjë më të buta rrobat. Vendosni disa pika uthull në zonën e ndotur dhe pastrojeni me një leckë. Nëse lani çarçafë, rroba më të rënda si p.sh. peshqirët, atëherë shtoni një filxhan uthull, në rastet e tjera vetëm gjysmë filxhani.

Uthulla eliminon aromat e pakëndshme dhe nëse doni t’i eliminoni ato, vendosni rrobat mbi vaskën në të cilën përzihet uji i nxehtë me uthull. Mund ta shtoni në rrobalarëse bashkë me pluhur dhe pak uthull për të hequr aromat.

2. Sodë buke

Është një alternativë e shkëlqyeshme për detergjentin e rrobave. Duhet vetëm pak për të pastruar rrobalarësen plot me rroba.

Gjithashtu mund të bëni një solucion me sodë buke, sapun dhe ujë të cilën mund ta përdorni në vend të pluhurit.

3. Detergjent për larje enësh

Edhe detergjenti i enëve mund të përdoret si një alternativë, nëse nuk keni ndonjë gjë tjetër, por mos e përdorni shumë pasi prodhon më shumë shkumë se detergjenti i rrobave.

Shtoni gjithashtu pak uthull shpëlarjeje për të hequr sapunin e tepërt dhe për të parandaluar acarimet e lëkurës. Gjithashtu mund të bëni pluhur nga 7 gota ujë dhe gjysmë gote detergjent.

4. Vodka

Dhe vodka mund të jetë shpëtimi juaj në këtë situatë nëse rrobat tuaja nuk janë të ndyra, por thjesht kanë nevojë për freskim.

Përzieni pak ujë dhe vodka dhe vendosni në një shishe llak, varni rrobat dhe spërkatni. Lëreni të thahen.

Postime të ngjashme

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

Zgjidhni një rreth dhe zbuloni se sa optimist jeni

D V

Testi që ju tregon çfarë objektivash ju udhëheqin në jetë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...