Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kevin Hart dhe Woody Harrelson nisin xhirimet e “The Man From Toronto”

Kevin Hart, 41 vjeç dhe Woody Harrelson, 59 vjeç, janë duke punuar fuqishëm në filmin e tyre të ardhshëm teksa u fotografuan në Toronto këtë javë.

Dyshja e famshme u panë duke rënë furishëm pas një makine ndërsa po filmonin një skenë të re te filmit.

Kjo ka të bëjë me një komedi aksion e quajtur “The Man In Toronto” dhe gjithashtu ka yje të tillë si aktorja e “The Big Bang Theory”, Kaley Cuoco.

Përderisa ishte duke u ulur poshtë makinës për në skenë, Woody mund të shihej me një vështrim djallëzor në fytyrë dhe armë në të dy duart e tij.

Ndërkohë Kevin ishte ulur pranë tij dhe dukej i alarmuar. ndoshta sepse nuk kishte armë të tijën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Me sa duket personazhet e tyre po qëlloheshin nga dy burra me mjekër, të cilët po përpiqeshin të qëllonin nga një kamionçinë.

Realizuar nga Patrick Hughes i cili po ashtu qëndron prapa “The Expendables 3” dhe “The Hitman’s Bodyguard”, “The Man from Toronto” pritet të publikohet në shtator të vitit 2021.

Postime të ngjashme

“Love Again” nga Dua Lipa arrin 20 milionë shikime

Dafina Vidishiqi

Urimi i Kidës për Getinjon me rastin e ditëlindjes

Dafina Vidishiqi

Kendall Jenner ndan momente romantike me basketbollistin Devin Booker

Dafina Vidishiqi

E diela familjare e e Gold AG dhe bashkëshortes pranë djalit, Guerilit

Dafina Vidishiqi

Angelina Jolie viziton ish-bashkëshortin në apartamentin e tij

Dafina Vidishiqi

I paragjykojnë vajzën, Arbenita Ismajli iu reagon ashpër ndjekësve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...