Agjencia Zhurnal.mk
Sport

KF Shkëndija: Mësohen ekipet për katër ndeshjet miqësore

Kuqezinjtë më 15 qershor mësojnë rivalin për eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa një ditë më vonë startojmë serinë prej 4 ndeshjeve kontrolluese me Prishtinën, Shkupin,Laçin dhe CSKA të Sofjes.

Kampionai i Maqedonisë së Veriut klubi I futbollit Shkëndija sipas planit të hartuar nga trajneri Ernest Gjoka vazhdonë fazën përgatitore me intensitet të  shtuar,  pasi  në  ditë e para futbollistët realizuan matjet dhe ekzaminimet mjekësore.

Në kushte kur vazhdojmë të jetojmë në praninë e pandemisë me COVID-19, skuadra për të dytin vit me rradhë ‘thyen’ standardin e realizimit të fazës përgatitore verore jashta vendit dhe ashtu si vitin e shkuar edhe tani do të punojmë në vendin tonë. 

Më 15 qershor do të mësojmë emrin e rivalit të parë për eliminatoret e UEFA Champions League, ndërsa një ditë më vonë (16 qershor) startojmë serinë prej 4 ndeshjeve kontrolluese përmes së cilave do të kërkohet gjetja e formës ideale para paraqitjeve europiane. 

Testin e parë skuadra e Ernest Gjokës do ta ketë me Prishtinën (16 qershor-Prishtinë), pastaj vazhdojmë me Shkupin (21 qershor-Ohër), para duelit të tretë me Laçin e Shqipërisë (25 qershor-Ohër) dhe provës gjenerale me FC CSKA 1948 të Bullgarisë (29 qershor-Bansko/Bullgari), para startit të eliminatoreve të UEFA Champions League.

Postime të ngjashme

Sllovakia me shumë mund mposht Poloninë

Dafina Vidishiqi

Formacionet zyrtare: Spanjë – Suedi

Dafina Vidishiqi

Skriniar rikthen avantazhin e Sllovakisë

Dafina Vidishiqi

Schmeichel konfirmon se UEFA e kërcënoi Danimarkën pas incidentit tragjik të Eriksenit

Dafina Vidishiqi

Pendohet Arnautoviç pasi e shau me nënë Alioskin: “Më falni – Izvinete”

Zekirija Haxhiu

Kryetari i FFM-s, Sejdini flet për përplasjen, Arnautoviç – Alioski!

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...