KFOR-i has mjete të dyshimta në një mulli në Zveçan – Uniforma ushtarake, granata e shokbomba

nga Xh M

KFOR-i amerikan ka hasur në disa mjete të dyshuara në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan të premten. Njësitë policore të Kosovës më pas kanë konfiskuar prova si, uniforma ushtarake, granata dore, karikatorë, shokbomba, e të tjera.

“Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, njoftoo Policia në raportin 24-orësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More