Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Khloe Kardashian tregon se është infektuar me COVID-19

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe Kardashian,thuhet se është prekur me coronavirus.

Në një klip të publikuar të mërkurën në kanalin YouTube, ajo shfaqet duke folur rreth kësaj me një zë të ngjirur.

“Sapo zbulova se unë kam coronavirus”, thotë ylli televiziv. “Unë kam qenë duke qëndruar në dhomën time. Do të bëhet mirë, por ishin disa ditë mjaft të vështira”.

Në video, krahas Khloe shfaqet edhe Kim duke thënë se po presin me pa dyshim për rezultatet e saj, për të parë nëse është prekur me COVID-19 apo jo.

Po kështu nëna e tyre, Kris Jenner, ka një frikë për vajzën e saj dhe thotë se po përpiqet të gjejë një mjek që mund të ndihmojë nënën e True.

Kardashian gjithashtu ka ndarë simptomat e saj, të cilat përfshinin të vjella, kollitje, dridhje si dhe dhimbje koke, duke shtuar se ishte ndryshe nga migrena e saj e zakonshme.

https://youtu.be/ecCtZPJyDVw

Krejt në fund, Khloe shpreh disa fjalë motivuese duke thënë, “Ne të gjithë do ta kalojmë këtë”, nëse ndjekim urdhrat dhe dëgjojmë.

“Zoti na bekoftë të gjithëve”, përfundon ajo.

Postime të ngjashme

Nesër më 28 Janar vjen super projekti nga labeli MRM

T E

Mbahet koncerti i parë me publikun të inkubuar në flluska hapësinore – zgjidhja që këngëtarët kanë gjetur për periudhën e COVID-19

S.B.

Rita Ora flet për rolin e ri në “Twist”: Kam qenë gjithmonë një fanse e Charles Dickens, i kam lexuar shumë librat e tij

S.B.

Dedikimi prekës i Adriana Matoshit për ditëlindjen e vajzës: Do të plotësojë secilën dëshirë që ti e ke

S.B.

Homazh për mjekët që humbën jetën, kolegët mbjellin një pemë ulliri në oborrin e spitaleve në nder të Drini Dobit

S.B.

Yll Limani prezanton tatuazhin e dytë në trupin e tij

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...