Kia në rrugën e duhur për të prezantuar furgonin e parë elektrik

nga D V

Kia po sjell njohuritë dhe ekspertizën e saj për veturat elektrike në botën e furgonëve.

Bëhet e ditur se verën e ardhshme marka do të prezantojë furgonin e parë në një gamë të re automjetesh komcerciale elektrike.

Kia PBV nuk i referohet furgonit, përkundrazi është emri i strategjisë së përgjithshme të automjeteve komerciale që Kia po zhvillon, përcjell Telegrafi.
Ai do të udhëhiqet nga furgoni me panel të mesëm Kia PV5, i cili ndër të tjera do të rivalizojë Ford E-Transit Custom.

Kia thotë se do të prezantojë gjithashtu një version me çati më të lartë, i cili nga ana tjetër, është një furgon tipik praktik.

Së fundi, është robotaksi, i cili tregon teknologjinë elektronike të PV5 dhe hapësirën për sistemet autonome të drejtimit që mund të shtohen në platformë.

Kia ka konfirmuar se PBV-të e saj do të karikojnë deri në 22 kW nga një burim energjie AC.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More