KIA prezanton Sportage e ri për tregun evropian

Siç është paralajmëruar më herët, prodhuesi jugkorean i veturave – KIA ka prezantuar versionin evropian të gjeneratës së pestë të modelit Sportage.

 

Kjo është hera e parë që në periudhën 28-vjeçare, që KIA ofron versionin SUV dedikuar tregut evropian, transmeton Telegrafi.

Sportage është një prej modeleve më të shiturave të markës jugkoreane që shitet në tregun global, kurse versioni i ri është i bazuar në platformën N3 të Hyundai Motor Group.

Kjo platformë e ka ndihmuar KIA të zhvillojë dy versione të ndryshme, modelin e prezantuar në qershor dedikuar tregut jugkorean dhe tjetrin për tregun amerikan.

Versioni evropian i Sportage është 4.515 mm i gjatë, që do të thotë se është për 85 mm më i shkurt në raport me versionin global, por që për 30 mm më i gjatë krahasuar me modelin e gjeneratës së kaluar. /Telegrafi/

Related posts

Tesla Model 3 është përsëri e sigurt përkundër mungesës së sensorëve të radarit

D V

Jahti i parë nga Lamborghini, brenda ka dhoma gjumi dhe kabinë shumë moderne – lëvizë me shpejtësi prej 111 km/h

D V

Volvo, Daimler, Traton investojnë 593 milionë dollarë për të ndërtuar rrjetin e karikimit të kamionëve elektrikë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com