Kica – Xhelili-LDK: S’mund të bëjmë kompromis për një figurë për ne të papranueshme

nga D. V.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili,  tha se nuk mund të bëjnë kompromis për një figurë të papranueshme për LDK-në, raporton Ekonomia Online.

“Ka parti të tjera politike që duken të gatshme të krijojnë një konsensus të tillë politik. Nuk kam parë ndonjë përafrim apo gatishmëri nga partia fituese që të bisedojë me ato parti politike, të cilat janë të gatshme për një konsensus të tillë. Vetëvendosje duhet të kuptojë që kryekuvendari duhet të jetë përfaqësues i denjë i Kuvendit të Kosovës e jo përfaqësues politik. Dhe, mendoj se këta po e dëshmojnë në vazhdimësi edhe përmes përfaqësuesit teknik Dehari që nuk i kanë të qarta rolet në Kuvendin e Kosovës. Mua më vjen keq që situata është e tillë. Qytetarët presin, megjithatë, që institucionet të themelohen sa më shpejt, por duhet ta mirëkuptojnë qëndrimin e LDK-së. Nuk mund të bëjë kompromise për një figurë që për ne është e papranueshme, duke pasur qasjen e saj ndaj vetë institucionalizimit  dhe shtyllave demokratike të Kosovës”, tha Kica-Xhelili.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More