Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti, kësaj here për çështjen e Vetingut.
Kica – Xhelili u shpreh se Kurti dhe Qeveria e tij e ka humbur shansin për ta reformuar sistemin e drejtësisë.
Ajo, në “Debat Plus”, theksoi se Kosova për faj të Kurtit e ka humbur mundësinë për ta bërë Vettingun në drejtësi.
“Dua reforma me çkapë drejtësinë, por jo me kapë një qeveri tjetër. Rezistenca që i bëhet disa reformave s’ka të bëjë me reformim, ka të bëjë me çështje të pronësisë… Nëse na pyet cila ka qenë alfa dhe omega kryesore e trajtimit të drejtësisë, për mendimin tim ka qenë Vetingu që e kemi humbë. Nëse Kosova ka pasur nevojë për diçka, ka qenë Vetingu gjithëpërfshirës i krejt gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin drejtësisë. Ajo që ka ndodhë është ajo që kish me ndodhë me secilin shtet të vogël që i drejtohet institucioneve ndërkombëtare me tri reforma paralele në të njëjtën kohë, dhe i tregon që po dojmë me kapë dhe jo me pavarësu, nuk të lënë me bërë asnjërën. E kemi humbur mundësinë e Vetingut, kemi pasur nevojë më së shumti, e ka humbur kartën e Vetingut”, tha ajo.