Maqedoni

Kiçeec nuk paraqitet në burg, vendoset në Ohër dhe kërkon të mbetet në liri

Zhurnal Ads

Shkup, 13 tetor – Edhe pse pohonte se vetë do të paraqitej në burgun e Shutkës, Zoran Milevski-Kiçeec nuk u paraqit në burg për të vuajtur tre vjet burgim për rastin “Reket”. Kiçeec pohonte se nuk do të kërkojë shtyrjen e dënimit, por veproi krejtësisht të kundërtën.

Ai në Gjykatën Penale dorëzoi kërkesë për shtyrjen e dënimit. Kiçeec gjithashtu ka njoftuar se nuk jeton më në Shkup. Është zhvendosur në Ohër. Me këtë, juridiksioni mbi kërkesën për shtyrjen e dënimit kalon në Gjykatën e Ohrit. Sipas vendimit fillestar, Kiçeec mbrëmë deri në mesnatë duhej të paraqitej në burg.

Ai u dënua sepse ka organizuar takimet midis Boki 13 dhe Orce Kamçevit, ku Boki 13 i kishte marrë mbi një milion euro në këmbim të pozicionit lehtësues të Kamçevit në rastin “Perandoria”.

Postime të ngjashme

Ministria e Drejtësisë ende pa draft-version për Ligjin për Regjistrimin e Popullësisë

XH,I

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Marrëveshja duhet respektuar

T E

Paraburgim për vjedhësit e druve që rrahën policët

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...