Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kida me Arta Elezajn në Dubai

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, këto ditë i ka dhënë vetes pak pushim.

Ajo bashkë me disa prej mikeshave të saj janë nisur për pushime në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kida e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Ajo duket mjaft atraktive me pamjen e saj prej një bionde me baluke, gjersa ditën tjetër u shfaq me një model të ri flokësh.

Për rastësi, të njëjtin destinacion për pushime këto ditë ka zgjedhur edhe bukuroshja, Arta Elezaj.

Ish-aktorja e “O Sa Mirë” e cila ishte shprehur në një intervistë kohë më parë se kurrë nuk e kishte vizituar Dubain, ka shkuar më në fund në destinacionin e shumë pëlqyer.

Edhe Arta ka publikuar për fansat disa fotografi të reja nga pushimet, ku është shfaqur mjaft tërheqëse në disa poza me bikini.

Arta dhe Kida gjithashtu ndanë me ndjekësit e tyre në Instagram një video të përbashkët nga Dubai, duke treguar momentet e këndshme që po kalojnë atje.

Nuk dihet nëse takimi i tyre ka ndodhur në formë të rastësishme apo kanë shkuar së bashku në pushime, megjithatë të dyja bukuroshet duket se po shijojnë një kohë të mirë jo-produktive së bashku.

Postime të ngjashme

“S’je me ket zemer, smi sheh mo syt”, Enca ndan fotografi nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Lea Muslija

Gashi ndan sekuenca të këngës me motive kombëtare

Lea Muslija

Louis Walsh pretendon se Britney Spears ishte duke marrë ‘shumë ilaçe’ gjatë “X Factor USA 2012”

Lea Muslija

Dafina Zeqiri vazhdon duke shpërndarë mesazhe motivuese për fansat

Lea Muslija

Fotografohet puthja plot pasion e JLo dhe Ben Affleck

Lea Muslija

Dakota Johnson filmon “Persuasion” me Nikki Amuka-Bird në Salisbury

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...