Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kikia: Jemi vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, gazetari Mentor Kikia ka komentuar atë çfarë po ndodh lidhur me aferën e inceneratorëve, paditë në SPAK dhe aktualitetin politik-ekonomik në vend.

Sipas Kikisë, parashikimi për rënien e ekonomisë pritet të godasë shtresat e varfëra, çka do të vështirësojë akoma më shumë punën e qeverisë.

“Nuk dua të hyj në fushën e ekonomisë që nuk e njoh, por ajo që di unë dhe shumë të tjerë, fakti që jemi një vend i varfër dhe goditje të tilla  e thellojnë mundësinë që ka qeveria, dhe këtu nuk po mundohem të justifikoj qeverinë, po përpiqem për të qenë realist. Lajmi për rënien e ekonomisë do të godasë edhe më shumë shtresat e varfëra, të cilat aktualisht mbijetojnë falë ndihmës ekonomike që jep shteti por që kjo kategori do të rritet si pasojë e njerëzve që po humbin dhe do të humbin vendet e punës, gjë që do të rrisë listën e njerëzve që do të trokasin në dyert e bashkive për të kërkuar ndihmë ekonomike”, u shpreh gazetari.

Sa i përket debatit për inceneratorët, që ka pushtuar politikën dhe median në vend, Kikia e quajti një mënyrë të gabuar dhe madje të ndaluar në shumël vende.

“Çështja që ka marrë vëmendjen e politikës e për pasojë edhe të medias e të shjoqërisë ditët dhe javët e fundit. E di që do thoni kur qeveria nuk ka para për të mbështetur të varfërit pse parashikon para në buxhet, me miliona euro për inceneratorët e kështu me rradhë. E keqja tjetër që pason rënien ekonomike është edhe fakti se niveli i korrupsionit është më i lartë se në çdo vend tjetër të Europës, e pranuar kjo nga të gjitha raportet e ndërkombëtarëve. Përveç mazhorancës. Që do të thotë se korrupsioni është një mekanizëm, i cili ndikon edhe në devijimin e parave,të fondeve për të mosshkuar atje ku diktojnë nevojat emergjente por në kanale ku diktojnë të tjera interesa. Referuar konkretisht çështjes së inceneratorëve, do doja të prekja së pari problem e parë, epideminë e inceneratorëve. Janë paralelisht tre vepra të tilla, në trekëndëshin Elbasan-Fier-Tiranë. Qeveria është duke nxituar të ndërtojë inceneratorë. Inceneratorë do të thotë mbetje që krijohen nga qytetarët, të digjen. Kjo është alternative e fundit në fakt që përdoret në vendet e BE-së. Shumë vende madje, incenerimin, djegjen, e kanë të ndaluar. Djegja thjesht e përbën materien. Incenerimi nuk është se prodhon një ambjent më të pastër. Por mbi të gjitha është fakti se ato që ne I themi me përbuzje plehra, janë produkt, janë mall që në bursën ndërkombëtare kanë çmim. Ky është një produkt që në vend ta përdorim, e djegim”, u shpreh ndër të tjera Mentor Kikia.

Postime të ngjashme

Prokurorët e Hagës nisën intervistimin e komandant Adem Shehut

T E

I ftohti “pushton” Tiranën, temperaturat priten të zbresin në – 0 Gradë celsius

T E

Dëbora bllokon rrugën, banorët e fshatit Panarit të Korçës prej 14 ditësh të izoluar

T E

Presidenti Ilir Meta dekreton tri aktet e propozuara nga Kuvendi për marrëveshjen për vaksinën anticovid

S.B.

Uji nuk tërhiqet/ Në Gjorm të Kurbinit janë bllokuar kanalet kulluese

S.B.

Vasili: Qeveria bën propagandë me pandeminë, situata është emergjente

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...