Kili miraton Pfizer për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç

Drejtori i shëndetësisë, Eriberto Garcia, theksoi se në këtë mënyrë Kili do të jetë në gjendje të arrijë vaksinimin e 80% të popullsisë dhe si pasojë imunitetin e tufës në korrik.

Kili ka miratuar pëdorimin emergjent të  Pfizer / BioNTech për grupmoshat nga 12 deri në 15 vjeç. Vendi kishte miratuar vaksinën për personat mbi 17 vjeç në dhjetor por tani do të jetë gjithashtu e disponueshme edhe për fëmijët e moshës 12 deri në 16 vjeç.

“Ky është një lajm shumë i mirë për mbrojtjen e adoleshentëve, pasi 14 ditë pas vaksinimit  do të kenë një nivel të lartë të imunitetit dhe do të jenë në gjendje të rifillojnë jetën e tyre” tha  Garcia.

Deri më tani, 10.5 milion njerëz  69% e popullsisë kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid dhe 7.9 milion 52.3% kanë marrë të dyja dozat, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Related posts

Harris në Bruksel: Së bashku ta forcojmë demokracinë në botë

Redaksia

Vëmendje e veçantë për të moshuarit

Z H

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike, thotë ushtria e Koresë së Jugut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More