Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kim: Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale në Janar

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka bërë thirrje institucioneve më të larta në vend që brenda këtij viti të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Sipas Kim, vetëm 6 javë kanë mbetur deri në fund të këtij viti dhe më 1 Janar të 2021, Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e fundit vendosi të lejojë për të vazhduar garën për një vend në Gjykatën Kushtuese, Sonila Bejten dhe Altin Binajn.

Ndërsa Zhaklina Peto, Euglen Papadile, Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj dhe Shaqir Hasanaj nuk iu lejua kandidimi, pasi nuk plotësonin kushtet. Këtë vendim ata e ankimuan në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila ktheu sërish në garë Zhaklina Peton dhe Euglen Papandilën.

Tashmë në mbledhjen e radhës që pritet të mbahet në mesin e javës së ardhshme, pritet që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të vendosë sërish për fatin e tyre, nëse do i rikthehen garës ose jo, për vakancën e shpallur nga Presidenti pas largimit të gjyqtarit Besnik Muçi, që u rrëzua nga vetingu.

KED ka hapur garën edhe për vakancat tjera të shpallura nga Presidenti dhe Kuvendi, ku pritet të bëhet vlerësimi i tyre për tre vende të tjera vakante. Më pas KED do të vijojë punën për plotësimin e tre vendeve të lira në Gjykatën Kushtetuese. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga katër anëtarë, Vitore Tusha, Fjona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari, por për të marrë vendime kolegjiale, ajo duhet të ketë 6 anëtarë.

Postime të ngjashme

Basha uron myslimanët: Me mbylljen e muajit të Ramazanit të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve

S.B.

“Qetësi”/ Rama ndërpret fjalën në respekt të lutjes. Zbulon çfarë i ndodhi në Tiranë pasi vizitoi xhaminë e Et’hem Beut

S.B.

Basha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar: I rikthejmë fytyrën njerëzore politikës

S.B.

Rama: BE është destinacion i patjetërsueshëm i PS-së. Ja çfarë premton në fushën e bujqësisë

S.B.

Pandemia ndryshon ritet e Ramazanit

S.B.

Rama në xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Pas vuajtjes së madhe të pandemisë, vjen lehtësimi!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...