Kim Kardashian dhe Kanye West shihen përsëri së bashku, para shfaqjes së saj në “Saturday Night Live”

Ata ndanë rrugët e tyre më herët gjatë këtij viti, por kanë qenë pranë njëri -tjetrit edhe pas kësaj kohe.

Dhe Kim Kardashian dëshmoi se kishte nevojë për një mbështetje ajo kërkoi ndihmën e ish-burrit të saj, Kanye West ndërsa u panë duke u larguar nga hoteli i saj përpara debutimit të saj “Saturday Night Live”, shkruan DailyMail.

Ylli 40-vjeçar u mbulua me një pallto ngjyrë rozë masive ndërsa u nis për në “30 Rockefeller Plaza” pasi kaloi pothuajse gjithë natën duke bërë prova për shfaqjen.

Kim kombinnoi dukjen me çizme argjendi, çantë me të njëjtën ngjyrë, dhe një palë doreza po ashtu rozë, ndërsa ish-bashkëshorti i saj u pa i veshur krejtësisht në të zezë.

Nëna e katër fëmijëve paraqiti kërkesën për divorc nga reperi i saj në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë.

Ndërsa dyshja thuhej se kishin shkuar rrugët e tyre të ndara, ajo ishte në dispozicion për të mbështetur publikimin e albumit të tij të fundit “Donda”.

Kanye e ka përdorur udhëtimin në Nju Jork për disa takime. Të premten, Kanye u fotografua duke në drekë me Anna Wintour në West Village të New York-ut.

Ndërsa, Kim do të bëjë debutimin e saj në “Saturday Night Live” i cili transmetohet të shtunave (11:30 pasdite sipas kohës lokale në NBC.

Related posts

Arta Nitaj pozon me fustanin blu para pasqyrës

D V

Në pritje të fëmijës së dytë, Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë qenë asnjëherë më të afërt

D V

Dua Lipa iu gëzua fitores së Anglisë në gjysmëfinale: Po vjen në shtëpi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More