Ylli Kim Kardashian, pozoi në linjën e saj të re “SKIMS SWIM” verë 2024 në imazhet e shkrepura nga fotografi britanik Nick Knight dhe të shpërndara në rrjetet sociale të hënën.
Dizajnerja e modës 43-vjeçare, e parë për herë të fundit me nënën e saj të shtunën, dukej sikur ‘ishte gati të dilte nga kostumet e banjës’ pasi ishin ndoshta një ose dy përmasa më të vogla për trupin e saj tashmë të imët.
Ajo kishte pasur një pamje që përbëhej nga një bluzë dhe pantallona të shkurta të thjeshta që shfaqnin linjat e saj të pabesueshme, shkruan DailyMail.
Ish-bashkëshortja e Kanye West kishte edhe një numër kuq e zi që i tregonte barkun. Dhe kishte edhe një dizajn prej lëkure gjarpri që kishte pjesën e sipërme me bikini, fundet dhe një xhaketë.
Dukej të ishte një koleksion “mix and match” me bluzat e kuqe të kombinuar me pantallona të shkurta.
“KIMS SWIM @nick_knight, stiluar nga @carineroitfeld”, u shkruan ylli 364 milionë ndjekësve të saj në Instagram.