Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kim Kardashian i del në mbrojtje vajzës North ndaj kritikave online

Kim Kardashian ka reaguar ashpër ndaj gjithë personave që e kanë akuzuar atë dhe vajzën e saj North West, për mos pikturimin e një peizazhi të bukur të cilin ylli televiziv e kishte ndarë me fansat e saj online.

Gjatë ditës së martë, Kim e postoi në Instagram një vepër artistike të vajzës së saj, të shoqëruar me mbishkrimin “Artistja ime e vogël North”.

Por, ky postim i cili kishte për qëllim ta theksojë talentin e shtatë vjeçares North në artin figurativ, nuk u pranua mirë nga publiku të cilët filluan ta sulmojnë online yllin televiziv, duke e thënë se nuk ka gjasa që piktura në fjalë të jetë krijuar nga vajza e madhe e çiftit miliarder, Kim Kardashian dhe Kanye West.

Ata madje e akuzuan Kimin për vënien e emrit të vajzës së saj në pikturë, me anë të photoshopit.

Mirëpo 40-vjeçarja Kardashian nuk lejon në asnjë mënyrë që dikush t’ia sulmojë fëmijët, dhe kështu reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejt.

Ajo e postoi një mesazh të gjatë në Instagram Stories, ku u tregua e qartë ndaj kritikuesve të vajzës së saj duke shkruar: “Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi!!! Vajza ime dhe mikesha e saj e ngushtë kanë kohë që e ndjekin një kurs serioz për pikturë në vaj, ku inkurajohet dhe ushqehet talenti dhe krijimtaria e tyre. North ka punuar jashtëzakonisht shumë në krijimin e pikturës së saj, e cila ka marrë disa javë për t’u kompletuar. Si nën krenare, doja ta ndaja punën e saj me të gjithë ju. Por po shoh shumë mesazhe në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme, të postuara nga të rriturit të cilët dyshojnë nëse fëmija im e ka pikturuar këtë peizazh të bukur. Si guxoni t’i shihni fëmijët duke bërë gjëra të mrekullueshme, dhe më pas përpiqeni t’i akuzoni ata për mashtrim dhe ta mohoni faktin se janë të jashtëzakonshëm. Ju lutem ndaloni së turpëruari veten me komente negative, dhe lejojeni çdo fëmijë jetë i mrekullueshëm. North West e ka realizuar këtë pikturë dhe pikë”.

Tutje Kim Kardashian i postoi një sërë prej këtyre reagimeve negative dhe të papranueshme nga publiku, si kundërpërgjigje ndaj shprehisë së njerëzve për të kritikuar vend e pavend. Ajo gjithashtu i postoi disa vizatime nga fëmijëria e reperit, Kanye West, duke treguar se talentin për pikturë North e ka trashëguar nga babai i saj.

Postime të ngjashme

Jehona Dreshaj lë pa fjalë teksa merr poza joshëse në fustan të kuq

D V

Enca e bën sërish, ‘ngacmon’ me pozën ku vë gjoksin në plan të parë

D V

“Chillin’ in Kosovë”, Linda Halimi publikon foto në vendlindje

D V

Edhe Tayna anulon koncertin në shenjë respekti për viktimat në Kroaci

D V

Të gjithë presin ta shohin në Tokio zhytësen e bukur braziliane – Ingrid Oliveira vjen në LO pas skandalit në Rio

D V

Në profilin e Keisi Medinit këto ditë dominojnë pozat me bikini

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...