Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kim Kardashian iu dhuron 30 orë ‘Rolex’ në vlerë 300 mijë dollarë stafit të saj pas përfundimit të xhirimeve të serialit

Zhurnal Ads

Familja Kardashian shpërndau 30 orë dore të markës ‘Rolex’ në vlerë 300,000 mijë dollarë për ekipin e saj të realizimit të serialit “Keeping Up With The Kardashians” për punën e tyre të vështirë për 15 vite në ekran.

Kourtney, 41 vjeçe, Kim, 40 vjeçe, Khloe, 36 vjeçe dhe Kris, 65 vjeçe, thuhet se kanë befasuar ekipin me orët luksoze pasi xhirimeve që përfunduan të premten në përmbylljen e serialit prej 20 sezonesh, shkruan DailyMail.

Motrat dhe vëllezërit dhe nëna e tyre ‘falënderuan të gjithë me fjalime dhe dërguan urime pas përfundimit të serialit’ ndërsa anëtarët besnikë të ekipit thanë se kishin qëndruar në shfaqje për kaq shumë kohë sepse ishte ‘argëtim të punosh me familjen’.

TMZ gjithashtu pretendoi se orët ‘Rolex’ shkaktuan “shumë më shumë lot, ngazëllim dhe falënderime”.

“KUWTK” xhiroi episodin e tij të fundit ndonjëherë të premten në mbrëmje, duke i dhënë fund serialit pas 15 viteve ekzistencë.

Ndërsa festimet sigurisht u zbutën nga pandemia COVID-19, Kim dhe vëllezërit e motrat e saj u siguruan që ata të përfundonin shfaqjen me stil, me shampanjë dhe biskota të personalizuara në një mbrëmje në një kopsht në natyrë.

Burri i Kimit, Kanye West, mungonte dukshëm, pas thashethemeve që divorci midis çiftit është ‘i afërt’ pas një martese të trazuar gjashtë-vjeçare.

Kim gjithashtu ka duruar një vit të trazuar me betejën e shëndetit mendor të burrit të saj Kanye West dhe kandidimin e tij të diskutueshëm presidencial duke vënë një presion të paparë në martesën e saj, me thashethemet që shkurorëzimi i tyre është i pashmangshëm.

Përgjatë viteve, seriali kronikoi ngjarjet kryesore në jetën personale dhe profesionale të familjes në Kaliforni, duke përfshirë martesat e Kim Kardashianit me Kris Humphries dhe West.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Yjet botërore reagojnë pas trazirave në Kongresin Amerikan

S.B.

Justin Hartley finalizon divorcin me Chrishell Stause

S.B.

Kim Kardashian rikujton mendimet e tmerrshme pas grabitjes në Paris: Kujtova se grabitësit do të më përdhunonin

admin

“Sweet but Psycho” e shqiptares Ava Max është dëgjuar mbi një miliard herë në mbarë botën

admin

Johnny Depp humb betejën gjyqësore kundër “The Sun” – Gazeta e kishte konsideruar aktorin ‘dhunues’

S.B.

Ka gjithmonë një herë të parë, Madonna realizon për të parën herë tatuazh inicialet e fëmijëve në moshën 61-vjeçare

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...