Kim Kardashian mohon të ketë një video-kasetë tjetër seksuale me ish-të dashurin e saj Ray J

Avokati i Kim Kardashianit ka mohuar ekzistencën e një video-kasete seksuale të pa publikuar pasi Wack 100 pretendoi se posedonte video pornografike të saj me ish-të dashurin Ray J.

“Pretendimi se ekziston një video-kasetë seksuale e pa publikuar është pa dyshim i rremë”, tha avokati i Kimit, Marty Singer për TMZ.

“Është për të ardhur keq që njerëzit i bëjnë këto deklarata për të provuar të fitojnë 15 minutat e tyre të famës”, shto ai, shkruan DailyMail.

Ish-menaxheri i Ray J, Wack pretendoi se kishte një pjesë të dytë të pa publikuar të video-kasetës skandaloze të Kimit dhe ish-të dashurit të saj gjatë një paraqitjeje të fundit në intervistën e quajtur “Bootleg Kev”.

Wack pohoi se kishte “pjesën e dytë në një laptop që ishte më grafike dhe më e mirë se e para”.

Wack gjithashtu tha se ai do t’i jepte videon e paparë kurrë, ish-burrit të saj, reperit Kanye West.

“Është nëna e fëmijëve të tij”, shpjegoi ai.

Kim xhiroi një video-kasetë seksi në vitin 2002 me të dashurin e saj të atëhershëm Ray J, i cili u publikua në domenin publik në vitin 2007, pikërisht kur Kim dhe familja e saj po përgatiteshin për të publikuar sezonin e parë të serialit të tyre “Keeping Up With The Kardashians”.

Kim foli për video-kasetën gjatë një episodi të hershëm të serialit kur motra e saj Kourtney Kardashian e pyeti pse pranoi të xhironte videon, dhe ajo tha: “Sepse isha e eksituar dhe më pëlqente ajo”.

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnëJa si zhduka celulitin për vetëm 10 ditëmjekesia.comWrap your feet in aluminum foil and a few hours later you will have this result! This is genius!Clever-Tricks.comGorilla Acts Strange And Avoids Staff, But Then They See His HandsSizzlfy

Kohët e fundit ylli 40-vjeçar pranoi se diskutimi i video-kasetës në sezonin e parë të shfaqjes e ndihmoi atë të “merrej” me emocionet e saj.

Në një intervistë për Los Angeles Times, ajo pranoi se të folurit për ngjarje të vështira në shfaqje e ndihmoi atë t’i shikonte gjërat ndryshe në jetën e saj. /Telegrafi/

Related posts

Nuk do t’i njihni; Meghan Markle dhe shumë Vipa të tjerë më flokët natyrale, duken krejtësisht ndryshe

D V

“Çfarë stili dëshironi”, Fero paralajmëron rikthimin me këngë të re

D V

Beyonce shfaqet plot elegancë dhe shkëlqim në krahët e bashkëshortit Jay-Z

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More