Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kim Kardashian shpenzoi një milion dollarë për ditëlindjen e 40-të në një udhëtim në ishullin Tahiti

Zhurnal Ads

Kim Kardashian thuhet se shpenzoi një milion dollar në një udhëtim me familjen dhe miqtë e saj në një avion privat për të festuar ditëlindjen e 40-të, në një nga ishujt më luksoz në botë në Tahiti.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” realizoi një festë të mrekullueshme në ishullin privat në Polinezinë Franceze me mbi 35 vila të rezervuara.

Grupi – që përfshinte motrat Kourtney dhe Khloe Kardashian, Kendall Jenner, vëllain Rob Kardashian dhe nënën Kris Jenner – u trajtuan me një mori darkash të bollshme, vizita në SPA dhe udhëtime përreth ishullit përrallor, i njohur lokalisht si Tetiaroa Atoll.

“Grupi ishte i kufizuar në familjen dhe miqtë më të ngushtë të Kim. Të gjithë në udhëtim u testuan vazhdimisht për COVID-19 para se të largoheshin në mes të natës me një avion privat”, ka thënë një burim pranë tyre.

“Në ishull kishte darka luksoze, trajtime të ndryshme, SPA si dhe dhe shëtitje përreth. Të gjithë të pranishmit ishin të ndaluar nga Kim për të postuar fotografi në rrjetet sociale.

Ata u larguan nga Los Angeles më 20 tetor dhe u kthyen në shtëpi pas pesë ditësh qëndrimi atje.

Në anën tjetër, ajo u kryqëzua nga fansat të cilët e konsideruan të gabuar veprimin e Kim për mbledhjen e njerëzve në një kohë pandemi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ku u frymëzua për emrin e të bijës Ledri Vula?

T E

Aktorja Constance Wu solli në jetë fëmijën e parë, gjatë verës

S.B.

Tayna vjen me poza provokuese në rrjetet sociale

admin

Kylie Jenner thekson tiparet trupore me veshjen e ngushtë

S.B.

Dua Lipa shkëlqen me dukjen gjatë shëtitjes me qenin e saj në New York

S.B.

Dua Lipa shijon mbrëmjet me të dashurin në New York, teksa fotografohen nga paparacët duke u puthur me njëri-tjetrin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...