Kris Jenner feston ditëlindjen.
Në familjen Kardashian-Jenner sërish ka festë, tani Kris Jenner feston ditëlindjen e 65-të.
Me rastin e ditëlindjes së saj, Kim i bëri asaj një urim prekës, duke zgjedhur fjalë zemre për t’ia kushtuar nënës.
Ajo përmend faktin se Kris rriti 6 fëmijë dhe i mësoi e edukoi ata, ndërsa thotë se është shembulli më i mirë për ta.
“Mami !!!!! Ti je 65 vjeçe sot dhe kurrë nuk jeni dukur më mirë! Sinqerisht nuk e di si e bën! Ju e bëni jetën të duket kaq e lehtë, duke rritur 6 fëmijë dhe duke drejtuar një perandori duke qenë nëna më e vëmendshme dhe shoqja më e mirë! Jam përgjithmonë mirënjohëse për aftësitë jetësore që na mësuat të gjithëve. Faleminderit që jeni shembulli më i mirë dhe futni etikën e punës tek ne dhe na dhuroni kaq shumë dashuri. Të dua nuk thuhet mjaftueshëm. Gëzuar Ditëlindjen @krisjenner”, ka shkruar Kim.
Këtij urimi, ylli televiziv ia shtoi edhe disa fotografi të shkrepura nga momente të ndryshme ndër vite.
Nuk munguan as fotografitë e fëmijërisë, ku Kim shfaqej në krahët e nënës.
