Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kim-Soreca: Bashkëpunimi SHBA-BE në mbështetje të Shqipërisë

Bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorin Luigi Soreca.

Kim u shpreh se ka shumë sfida përpara si zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE.

Por theksoi Kim, ata pajtohen se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë.

“Shumë sfida para nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, oferta e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë pajtohemi që bashkëpunimi SHBA-BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”, u shpreh Kim në një reagim./ATSH

Postime të ngjashme

Rama në France 24: Presim dritën jeshile për negociatat

Lea Muslija

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...