Agjencia Zhurnal.mk.

Kim zotohet se do të ndërtojë ushtri të pathyeshme

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u zotua se do të rrisë kapacitetet e ushtrisë, ndërsa akuzoi Shtetet e Bashkuara për krijimin e tensioneve midis dy vendeve.

SHBA-ja është “burim” i paqëndrueshmërisë, tha Kim, për të shtuar se objektivi më i rëndësishëm i vendit të tij është zotërimi i një “aftësie të pathyeshme ushtarake”, që askush nuk do të guxojë ta sfidojë.

“SHBA-ja shpesh ka sinjalizuar se nuk është armiqësore ndaj shtetit tonë, por nuk ka prova të bazuara në veprime, që ne të besojmë se ajo nuk është armiqësore”, tha Kim, raporton agjencia verikoreane e lajmeve KCNA.

“SHBA-ja po vazhdon të krijojë tensione në rajon me gjykimet dhe veprimet e saj të gabuara”, shtoi ai.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Phenjanit.

Phenjani është nën sanksione të shumta ndërkombëtare për shkak të armëve të tij bërthamore dhe programeve me raketa balistike.

Muajin e kaluar, ky vend ka testuar disa raketa.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të gatshme të bisedojnë me Korenë e Veriut pa parakushte. Por, Veriu do që Uashingtoni t’i lehtësojë sanksionet përpara se të bisedohet për denuklearizimin.

Related posts

Nesër niset anija e 9-të me ndihma për Gazën

Xh M

40 vite burg për shqiptarin në Mal të Zi/ Vrau ish-bashkëshorten 19 vjeçe dhe plagosi babanë e saj

Xh M

Ekspozita e 4-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës do të përdorë plotësisht energji të gjelbër elektrike

V.E.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy