Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kimete Berisha paralajmëron se Vetëvendosje do të bëjë koalicion me këtë parti pas zgjedhjeve

Ditë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti prezantoi sloganin e VV për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

“Krejt dhe Drejt”, është slogani që ka zgjedhur Vetëvendosje, slogan ky i cili nxiti shumë reagime në opinionin publik në Kosovë.

E ketë slogan e ka komentuar edhe publicistja Kimete Berisha, e cila haptas ka dal në përkrahje të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksa ka shkruar për sloganin “Krejt dhe Drejt”, Kimete Berisha ka dhënë sinjale se Vetëvendosje do të bëjë koalicion pas zgjedhor me PDK-në.

Sipas Berishës, VV duhet t’i marr krejt votat, e pastaj t’i ndaj me PDK-në.

“Është ‘problem’ psikik nëse të MIRAT nuk i do të plota, nuk i do Krejt. Duhet t’i marrim Krejt votat, e pastaj t’i ndajmë ms nevojtarë, me ata më me pak fat se Ne. Me PDK-në, për shembull! Fitorja nuk të bën egoist, por të bën të pasur. Se ti nuk e mban Fitoren për vete, pasi e Fiton Pushtetin- e ndan. S’ka tepsi me gjysmë-pite, por ama pitja pastaj ndahet, dhe këtu është ai lezeti, kur ndahet në mënyrë të barabartë dhe të Drejtë”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Boa sot”.

Kujtojmë se VV ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Vjosa Osmanin, e cila me disa bashkëpunëtorë do të garojë në listën e Vetëvendosjes për deputet.

Postime të ngjashme

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

D V

Nesër mot i ndryshueshëm, të premten shtrëngata dhe shi

D V

Zjarret, Osmani: Kosova është shtëpia jonë, duhet t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë

D V

Përgjimet, Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani

D V

Arrestohet një person në Mitrovicë për zjarrvënie

D V

Zjarret në Rugovë, shkatërrohen mbi 80 hektarë tokë e pyje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...