Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina bën thirrje për mekanizëm global të udhëtimit mes pandemisë COVID-19

Kina propozoi një mekanizëm global për të lehtësuar udhëtimet ndërkombëtare të rrënuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Samitin e 15-të të Udhëheqësve të G20, të organizuar nga Arabia Saudite gjatë fundjavës.

Duke folur në samit, Presidenti kinez, Xi Jinping, tha se certifikatat shëndetësore të bazuara në rezultatet e testit të acidit nukleik mund të verifikohen me një mekanizëm global që mund të krijohet bazuar në teknologjinë e kodit QR (kodi i Përgjigjes së Shpejtë), sipas BBC News.

“Ne duhet të përshtatim më tej politikat dhe standardet dhe të krijojmë mënyra të shpejta për të lehtësuar udhëtimin e rregullt të njerëzve”, tha presidenti i Kinës, duke theksuar se një numër i madh vendesh mund të përfshihen në mekanizëm.

Pas propozimit të Xi për një kod QR, mbrojtësit e të drejtave të njeriut paralajmëruan që kodet mund të përdoren për monitorim të gjerë dhe diskriminim politik.

Në të gjithë botën, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në afër 1,4 milion që kur virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Numri i rasteve është rritur në mbi 59 milionë me gati 38 milionë të shëruar, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA./AA/

Postime të ngjashme

Biden zyrtarisht firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Dafina Vidishiqi

Italia lanson “pasaportën e vaksinës” të BE-së, planifikon për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës

Dafina Vidishiqi

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...