Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina bën thirrje për përmbajtje ndërsa Irani zgjeron pasurimin e uraniumit

Kina bëri thirrje të martën për gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët pas vendimit të Iranit për të pasuruar uranium në nivelin 20 për qind në objektin e tij në Fordow. Çështja bërthamore e Iranit është në një pikë kritike dhe është “jashtëzakonisht komplekse dhe e ndjeshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying gjatë një konferencë të rregullt për shtypin. “Kina u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje, t’u përmbahen angazhimeve të marrëveshjes dhe të mos ndërmarrin veprime që mund të përshkallëzojnë tensionet, në mënyrë që të lënë hapësirë për përpjekje diplomatike dhe një ndryshim të situatës,” u shpreh Hua.

Sipas saj, përparësia kryesore është të nxiten Shtetet e Bashkuara të kthehen në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) dhe të heqin të gjitha sanksionet përkatëse, duke shtuar se një gjë e tillë do të ndihmonte që marrëveshja të kthehej në “rrugën e duhur”.

Muajin e kaluar parlamenti i Iranit miratoi një projektligj ku i kërkohet qeverisë të ndërmarrë një numër hapash, duke përfshirë rritjen e nivelit të pasurimit të uraniumit, në rast se nënshkruesit evropianë të JCPOA-së – përkatësisht Britania, Franca dhe Gjermania – nuk arrijnë të mbrojnë interesat e Iranit në sfondin e sanksioneve të ShBA-së ndaj sektorëve iranianë të energjisë dhe të bankave.

JCPOA, e njohur gjithashtu edhe si marrëveshja bërthamore iraniane, u nënshkrua midis Iranit dhe Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Britanisë dhe ShBA-së në vitin 2015.

Sidoqoftë, presidenti Donald Trump e tërhoqi ShBA-në nga marrëveshja në maj 2018, riktheu sanksionet e vjetra dhe vendosi sanksione të reja mbi sektorët e energjisë dhe financave të Iranit. Ai bëri thirrje edhe për një marrëveshje të re me Republikën Islamike, ku do të kishte më shumë kufizime mbi veprimtaritë bërthamore dhe programin e zhvillimit të raketave balistike të Iranit.

Postime të ngjashme

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

S.B.

OKB: Mësimi në distancë `emergjencë katastrofike arsimore`

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...