Presidenti kinez Xi Jinping shprehu pritshmëri për thellimin e mëtejshëm të miqësisë, të bashkëppunimit dhe forcimin e besimit të ndërsjellë politik Kinë-Malajzi, pasi mbërriti në Kuala Lumpur.
Në një artikull të botuar në median malajziane, kreu i shtetit i Kinës shprehet se të dy vendet duhet të mbështesin së bashku sistemin tregtar shumëpalësh dhe të punojnë së bashku për të siguruar qëndrueshmërinë e zinxhirëve industrialë e të furnizimit globalë.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për të thelluar bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë dhe për të çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë të nismës “Një brez, një rrugë”, me fokus të veçantë në sektorë të tillë si ekonomia digjitale, ekonomia e gjelbër, ekonomia blu dhe turizmi.