Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev të mërkurën në Pekin.
Të dy udhëheqësit deklaruan krijimin e një partneriteti të gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve.
Xi tha se Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunim me Azerbajxhanin.
Ai u bëri thirrje të dyja palëve të forcojnë integrimin e strategjive të zhvillimit, të promovojnë bashkëpunimin me cilësi të lartë brenda nismës “Një brez, një rrugë” dhe të nxisin shkëmbimet arsimore, kulturore, turistike, midis të rinjve dhe në nivele
Aliyevi tha se vendi i tij i përmbahet në mënyrë të vendosur parimit të “një Kine”, këmbëngulet se Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës dhe mbështet të gjitha përpjekjet e bëra nga qeveria kineze për të arritur ribashkimin kombëtar.
Presidenti Aliev nënvizoi se koncepti i ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta për njerëzimin dhe Tre Iniciativat Globale të propozuara nga presidenti kinez janë në favor të paqes, qëndrueshmërisë dhe lulëzimit botëror, tha Aliyev, duke shtuar se i vlerëson shumë dhe i mbështet në mënyrë aktive ato.
Azerbajxhani është i gatshëm të punojë me Kinën për të promovuar ndërtimin e një partneriteti të gjithanshëm strategjik, zgjerimin e bashkëpunimit në lidhje me nismën “Një brez, një rrugë”, ekonominë digjitale, energjinë e gjelbër dhe fushën teknologjiko-shkencore.