Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina dhe EBA-ja kërkojnë përparim më të madh në partneritetin e gjithanshëm strategjik

Kina do të bashkëpunojë me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për të arritur përparim të mëtejshëm në nxitjen e partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh në epokën e re, tha ministri i Jashtëm kinez dhe këshilltari i Shtetit i Kinës Wang Yi, gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë takimit me Princin e Kurorës të Abu-Dabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Wang përcolli përshëndetjet e përzemërta të presidentit kinez Xi Jinping për princin e kurorës, duke thënë se bashkëpunimi Kinë-EBA është i gjithanshëm dhe lidhjet e tyre dypalëshe ka krijuar një shembull të veçantë.

Kryediplomati kinez vuri në dukje se ky vjet shënon 100-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës dhe 50-vjetorin e themelimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe tha se zhvillimet përkatëse të të dy vendeve e marrëdhëniet Kinë-EBA janë në pikënisje të reja historike.

Kina është e gatshme të punojë me EBA-në për të zbatuar konsensusin e arritur nga liderët e të dy vendeve, të bëjë çdo përpjekje për të zbatuar projektet e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme dhe të përpiqet për një zhvillim më të madh të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-EBA në epokën e re.

Nga ana e tij, Sheikh Mohammed i kërkoi kreut të diplomacisë kineze Wang Yi që t’i përcjellë presidentit Xi Jinping përshëndetjet e tij të sinqerta dhe urimet më të mira, duke uruar për 100-vjetorin e themelimit të PKK-së dhe duke shprehur dëshirën që Republika Popullore e Kinës të ketë lulëzim dhe përparim të vazhdueshëm.

Princi i Kurorës tha se Emiratet e Bashkuara Arabe i kushtojnë rëndësi të madhe partneritetit të tyre të gjithanshëm strategjik të veçantë me Kinën dhe janë shumë krenare për arritjet e marrëdhënieve dypalëshe.

Emiratet e Bashkuara Arabe vlerësojnë lart mbështetjen që u ka dhënë Kina lidhur me vaksinat kundër COVID-19, për t’i ndihmuar në kontrollin e pandemisë, gjë që dëshmon plotësisht miqësinë dhe marrëdhëniet e forta dypalëshe, tha Sheikh Mohammed.

Princi i Kurorës shtoi se vendi i tij mbështet Kinën për organizimin me sukses të Lojërave Olimpike Dimërore, shpreson për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe mirëpret ngrohtësisht që Kina të luajë një rol më të rëndësishëm në paqen dhe qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...