Kina dhe Kamboxhia do të forcojë më tej marrëdhëniet

nga V.E.

Mbrëmjen e 17 prillit, Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime me Kryeministrin e Kamboxhias Hun Manet në Phnom Penh. Liderët e të dy vendeve ranë dakord të punojnë së bashku për të ndërtuar një komunitet të të gjitha kushteve Kinë-Kamboxhia me një të ardhme të përbashkët në epokën e re.

Xi Jinping vuri në dukje se të dy palët duhet të forcojnë unitetin dhe bashkëpunimin, të përshpejtojnë zbatimin e Nismave Globale të Zhvillimit, Sigurisë dhe Civilizimit. Ata duhet ë thellojnë besimin e ndërsjellë politik në një nivel më të lartë, të zgjerojnë bashkëpunimin me cilësi të lartë, të konsolidojnë një nivel më të lartë garancish sigurie, të zhvillojnë shkëmbime kulturore më të shpeshta njerëz me njerëz, të forcojnë standardet e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe të përfitojnë më mirë njerëzit.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve të kundërshtojnë ngacmimin e njëanshëm, të praktikojnë multilateralizmin e vërtetë, të kundërshtojnë me vendosmëri konfrontimin në bllok, të forcojnë bashkërendimin dhe bashkëpunimin brenda kornizave të ASEAN-it e Bashkëpunimit Lancang-Mekong dhe të mbrojnë së bashku paqen e zhvillimin rajonal të fituar me mund, në mënyrë që të kontribuojnë në promovimin e krijimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Hun Manet u shpreh nga ana e tij se Kina është partneri më i madh tregtar i Kamboxhias dhe burimi i parë i investimeve. Kamboxhia është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fushat e ekonomisë, investimeve, zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit, infrastrukturës. Gjithashtu është e gatshme të luftojë së bashku kumarin dhe mashtrimet në internet, të forcojë shkëmbimet në arsim, kulturë dhe të zhvillojë sa më mirë “Vitin e Turizmit Kamboxhia-Kinë”.

Në sfondin e turbullirave globale të shkaktuara nga unilateralizmi dhe tronditjet në sistemin tregtar shumëpalësh, Kina ka luajtur një rol udhëheqës dhe ka siguruar qëndrueshmëri të çmuar për botën, tha Hun Manet, duke shtuar që Kamboxhia është e gatshme të forcojë bashkërendimin dhe bashkëpunimin me Kinën, për të mbrojtur interesat e përbashkët të të dy vendeve.


Pas bisedimeve, dy liderët dëshmuan bashkarisht shkëmbimin e mbi 30 dokumenteve dypalëshe të bashkëpunimit midis Kinës dhe Kamboxhias, në fusha si bashkëpunimi në zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit, inteligjenca artificiale, ndihma për zhvillim etj.

Të dy palët publikuan “Deklaratën e përbashkët midis Republikës Popullore të Kinës dhe Mbretërisë së Kamboxhias për ndërtimin e një komuniteti të të gjitha kushteve me një të ardhme të përbashkët në epokën e re dhe zbatimin e tre nismave të mëdha globale”.

Gjatë vizitës në Kamboxhia, Xi u takua edhe me Mbretin Norodom Sihamoni dhe Samdech Techo Hun Sen, Kryetar i Senatit të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More