Kina dhe Kenia thellojne bashkëpunimin

nga V.E.

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të enjten në Pekin bisedime me homologun e tij kenian William Samoei Ruto, që ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore. Të dy krerët e shteteve ranë dakord t’i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e bashkësisë me një të ardhme të përbashkët Kinë-Kenia në epokën e re.

Xi vuri në dukje se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Kenia gjithmonë e kanë respektuar dhe mbështetur njëra-tjetrën, kanë trashëguar frymën e miqësisë e të bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe frymën e Rrugës së Mëndafshit, si edhe i kanë nxitur marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik të bashkëpunimit midis dy vendeve të arrijnë vazhdimisht nivele të reja. Ngritja e marrëdhënieve në nivelin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët Kinë-Kenia në epokën e re është një zgjedhje strategjike për të dyja palët. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Kenian për të ndjekur prirjen e historisë e të kohërave, për të krijuar modelin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët Kinë-Afrikë për të gjitha rrethanat në epokën e re dhe për të udhëhequr zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Afrikë dhe të solidaritetit e të bashkëpunimit të Jugut Global.

Presidenti i Kenias William Samoei Ruto theksoi nga ana e tij se Kenia dhe Kina gjithmonë u janë përmbajtur parimeve të trajtimit të njëra-tjetrës me sinqeritet dhe kërkimit të përfitimeve të ndërsjella për të dyja palët.

Bashkëpunimi Kinë-Afrikë është i favorshëm për zhvillimin paqësor të Afrikës, vuri në dukje Ruto, duke shtuar që Kenia është e gatshme të koordinohet dhe të bashkëpunojë ngushtë me Kinën për të zbatuar rezultatet e Samitit të Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.

Pas bisedimeve, të dy krerët e shtetit morën pjesë së bashku në nënshkrimin e 20 dokumenteve të bashkëpunimit në fushat e ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë”, teknologjisë së lartë, shkëmbimeve kulturore, ekonomisë dhe tregtisë, si edhe medias.

Të dyja palët publikuan “Deklaratën e përbashkët të Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Kenias mbi krijimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët Kinë-Afrikë për të gjitha rrethanat në epokën e re”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More