Të mërkurën paradite, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pekin me homologun e vet kirgizistanas Sadyr Japarov, që ndodhet për një vizitë shtetërore në Kinë.
Gjatë bisedimeve, Xi Jinping-u u shpreh se Kina e Kirgizistani janë vende me fqinjësi të mirë dhe partnerë të mirë. Vitet e fundit, marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Kirgizistan janë zhvilluar shpejt. Të dy palët kanë forcuar pandërprerë besimin politik, ndërsa bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat ka pasur rezultate frytdhënëse. Pala kineze është e gatshme të forcojë ndërthurjen e strategjive të zhvillimit të të dy vendeve, të zgjerojë shkëmbimet dypalëshe në qeverisje dhe të nxitë bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh me përfitime të përbashkëta .
Nga ana e tij, presidenti Sadyr Japarov i shprehu presidentit Xi Jinping dhe popullit kinez përshëndetje me rastin e Festës së Pranverës dhe uroi që Kina të organizojë me sukses Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike. Sipas tij, Kirgizistani e Kina kanë miqësi tradicionale dhe Kina është një partnere besnike e Kirgizistanit. Pala kirgizistanase dëshiron të punojë me palën kineze për të nxitur krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta Kirgizistan-Kinë.
Pas bisedimeve, liderët e të dy vendeve nënshkruan “Deklaratën e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik në epokën e re Kinë-Kirgizistan” dhe dëshmuan nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në fushën diplomatike, ekonomiko-tregtare, bujqësore etj