Kina dhe Vietnami forcojnë bashkëpunimin e komunikimin në mes tyre

nga Xh M

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Vietnamit Vuong Dinh Hue në Pekin.
Të dy bashkëbiseduesit u dakordësuan në rritjen e bashkëpunimit dypalësh duke synuar një të ardhme të përbashkët që mbart një rëndësi strategjike, duke hapur një kapitull të ri në lidhjet dypalëshe.

Presidenti Xi tha se tipari më dallues i marrëdhënieve Kinë-Vietnam është se të dy palët kanë mendime të njëjta e janë lidhur nga një fat i përbashkët, dhe “shokë plus vëllezër“është portretizimi më i gjallë i miqësisë tradicionale mes popullit kinez e popullit vietnamez .
Ai kërkoi përpjekje të përbashkëta nga të dy palët për të promovuar më shumë arritje në ndërtimin e një komuniteti Kinë-Vietnam me një të ardhme të përbashkët, për t’i shërbyer më mirë modernizimit të të dy vendeve, për të mirën e mëtejshme të dy popujve dhe për të dhënë kontribut më të madh për kauzën globale socialiste, nënvizon CMG
Kina është e gatshme të rrisë shkëmbimin e përvojës së fituar në qeverisjen e vendit, të lehtësojë sinergjinë midis nismës “Një brez, një rrugë” e strategjisë “Dy korridore dhe një rreth ekonomik”, dhe të rrisë shkëmbimet midis të rinjve e qyteteve binjake.
Vuong Dinh Hue nga ana e tij tha se qeveria vietnameze e vlerëson shumë zhvillimin e përparimin e Kinës dhe i admirojnë sinqerisht arritjet historike të socializmit me karakteristika kineze si dhe zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore, që është një lëvizje inovative nga socializmi dhe ofron një referencë të dobishme për Vietnamin. Vietnami i përmbahet në mënyrë të vendosur politikës së “Një Kine”, beson se Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës dhe kundërshton me vendosmëri çdo formë të aktiviteteve separatiste . Çështjet e Hong Kongut, Xinjiang-ut dhe Tibetit janë punë të brendshme të Kinës dhe Kina me siguri do të ruajë qëndrueshmërinë dhe prosperitetin afatgjatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More