Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina do ta kthejë provincën Zhejiang në Zonë Pilot për Begati të Përbashkët

Provinca Zhejiang e Kinës Lindore pritet të bëjë përparim të rëndësishëm në procesin e ndërtimit të Zonës Pilot për Begati të Përbashkët nëpërmjet zhvillimit cilësor, thuhet në një udhëzim të publikuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe qeveria kineze.

Në dokument shpallen 52 masa konkrete në shtatë fusha, si reforma e sistemit të shpërndarjes, shërbimet publike me cilësi të lartë, zhvillimi i bashkërenduar mes qytetit dhe fshatit, zhvillimi i kulturës së përparuar socialiste, forcimi i qytetërimit ekologjik dhe administrimi shoqëror.

“Brenda vitit 2025, Zhejiang-u duhet të realizojë objektivin që PBB-ja për frymë të arrijë në nivelin e ekonomive relativisht të zhvilluara, si edhe formimin fillestar të një strukture shoqërore me shtresën me të ardhura të mesme si pjesë kryesore. Dhjetë vjetë më vonë, provinca do të korrë sukses më të madh në zhvillimin me cilësi të lartë dhe do të arrijë begatinë e përbashkët në tërësi”, vihet në dukje në këtë udhëzim.

Sipas një studimi nga Instituti Kërkimor i Bankës së Kinës, ndërtimi i zonës pilot në Zhejiang do të jetë në të mirë të nxitjes së bashkërendimit në shpërndarjen e të ardhurave midis zonave urbane dhe atyre rurale, të zhvillimit industrial dhe të përmirësimit të shërbimeve publike.

Teksa Kina është tani ekonomia e dytë më e madhe në botë, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje ngushtimit të hendekut të të ardhurave në zonat urbane e rurale dhe forcimit të shtresës së mesme. Në Zhejiang do të shtohen rrugët e krijimit të të ardhurave të banorëve të qytetit e të fshatit, do të eksplorohen mënyrat për të shtuar të ardhurat e grupeve me të ardhura të ulëta e të mesme, si edhe do të përmirësohet politika e pagave për talentet e kualifikuara, thuhet në këtë studim.

Zhejiang-u ka një ekonomi të zhvilluar. Vjet të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të kësaj province ishin 8 199 dollarë amerikanë, duke u renditur vetëm pas Shangait e Pekinit. Provinca ka arritur rezultate të dukshme në zgjidhjen e problemit të zhvillimit të paekuilibruar dhe të pamjaftueshëm. Ndërkohë, frytet e reformës atje do të japin përvojë për pjesët e tjera të Kinës. 

Postime të ngjashme

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

D V

Nisin dëshmitë për dhunën e 6 janarit në Kongres

D V

Nisin dëshmitë për dhunën e 6 janarit në Kongres

D V

Në Itali, 99% e viktimave të koronavirusit s’ishin të vaksinuara

D V

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

D V

NATO përsërit mbështetjen për Afganistanin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...