Kina do të punojë me anëtarët e G77-ës për të hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin Jug-Jug

nga V.E.

Ne Samitin e Grupit 77 plus Kinë të zhvilluar në Havana të Kubës , Li Xi, perfaqesues i Kines ne kete veprimtari shprehu gatishmerine e vendit të tij per të punuar me anëtarët e G77-ës për të ndërtuar një komunitet me fate të përbashkëta të Jugut global.
Sipas tij, bota po përjeton ndryshime në një shkallë të paparë gjatë shekullit të fundit, ku vendet në zhvillim po bëhen më të forta dhe bashkëpunimi Jug-Jug po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ruajtjen e vrullit të rritjes kolektive të vendeve në zhvillim dhe nxitjen e rritjes së vazhdueshme ekonomike globale.
“Megjithatë, në të njëjtën kohë, unilateralizmi dhe hegjemonizmi ende tentojnë të mbizotërojnë. Disa vende po përdorin praktika të tilla si sanksionet e njëanshme, shkëputja dhe ndërprerja e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, duke dëmtuar seriozisht të drejtat, interesat dhe hapësirat legjitime të zhvillimit të vendeve në zhvillim,” – tha Li, i cili theksoi se vendet në zhvillim, shkruan CMG

“Kina është vendi më i madh në zhvillim në botë. Pavarësisht se në çfarë faze zhvillimi arrin, Kina do të jetë gjithmonë pjesë e botës në zhvillim dhe një anëtare e Jugut global,” – tha ai, duke theksuar se bashkëpunimi Jug-Jug është gjithmonë përparësi e Kinës në zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e tjera.
Li tha se Kina do të vazhdojë të mbajë komunikim dhe koordinim të ngushtë me anëtarët e G77-ës në mënyrë që të optimizojë shpërndarjen e burimeve të zhvillimit, të thellojë bashkëpunimin Jug-Jug, të sigurojë përdorimin efikas të mekanizmave të produkteve publike si nisma “Një brez, një rrugë”, Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale dhe Nisma e Qytetërimit Global, duke zvogëluar hendekun e zhvillimit dhe zgjidhur problemet gjatë zhvillimit.
Në mes të tetorit, Kina do të organizojë Forumin e 3-të të Bashkëpunimit “Një brez, një rrugë” në Pekin. “Ju mirëpresim në Forum dhe pjesëmarrjen tuaj të ardhshme në këtë iniciativë drejt zhvillimit më të madh.” – tha Li

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More